
Italia vazhdon përgatitjet për Euro 2012 nën hijen e skandalit të
trukimit të ndeshjeve. Trajneri i të kaltërve, Cesare Prandelli ka
publikuar listën e futbollistëve që do të marrë në Poloni dhe Ukrainë.
Mes lojtarëve të grumbulluar nga Prandelli është edhe Leonardo Bonucci, pavarësisht se ky i fundit është nën hetim nga drejtësia italiane, si i dyshuar në përfshirjen e skandalit të basteve. Ndërkohë nuk u përfshinë në skuadër Ranokia dhe Destro, ndërkohë që më parë ishin përjashtuar edhe Emiliano Viviano, Davide Astori, Salvatore Bocheti, Domenico Criscito, Luca Cigarini, Guillermo Schelotto dhe Marco Verratti.
Lista përfundimtare e Cesare Prandelli-t përbehët nga portierët Buffon, Morgan De Sanctis dhe Salvatore Sirigu. Në mbrojtje janë Ignazio Abate, Federico Balzaretti, Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Christian Maggio, Angelo Ogbonna. Mesfusha përbëhet nga Daniele De Rossi, Alessandro Diamanti, Emanuele Giaccherini, Claudio Marchisio, Riccardo Montolivo, Thiago Motta, Antonio Nocerino e Andrea Pirlo.
Ndërsa në sulm do të luajnë Mario Balotelli, Fabio Borini, Antonio Cassano, Antonio Di Natale dhe Sebastian Giovinco. ndeshjen e parë në Euro 2012 Italia do ta luajë me Spanjën në 10 qershor. Më pas Të Kaltrit do të përballen me Kroacinë dhe Irlandën respektivisht në 14 dhe 18 qershor.
Top Channel