Me kërkesë të Drejtorisë së policisë së Tiranës, policia e Dibres
arrestoi një 28-vjeçar të akuzuar për vjedhje të kryera në kryeqytet.
Personi i ndaluar është Aleksander Boba, 28 vjeç, lindur në Diber dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vjedhje.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi komisariati i policisë numër 6 në Tiranë e kishte shpallur atë në kërkim për veprën penale të vjedhjes.
Ka rezultuar se shtetasi i ndaluar ka kryer një sërë vjedhjesh, kryesisht të motoçikletave, të cilat pasi i vidhte i shiste në rrethe të ndryshme.
Shërbimet e Drejtorisë së policisë së qarkut Dibër kanë bërë të mundur sekuestrimin e dy motorçikletave të vjedhura së fundmi në kryeqytet.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proçeduriale dhe materialet e sekuestruara, si dhe vetë shtetasi i ndaluar, iu dorëzuan shërbimeve të komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë për kryrjen e veprimeve të mëtejshme.
Top Channel