Celulari “Facebook” që do të rivalizojë “iPhone”

29/05/2012 16:55

”Facebook” mund të shndërrohet shumë shpejt në rivalin më të madh dhe të vetëm të “iPhone”, pasi sipas burimeve brenda rrjetit social gjigant, themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, po mendon të zgjerojë biznesin duke u lëshuar edhe në teknologjinë e telefonave celularë.

Sipas një studimi të tregut, një e treta e përdoruesve të celularëve do të ishin të gatshëm të blinin një “Facebook Phone”, ndërsa 73% e të anketuarve vlerësojnë se kjo është një ide e mirë.

Lajmi për këto plane të rrjetit shoqëror nisi të qarkullojë më parë gjatë javës, pasi disa burime bënë me dije se “Facebook” ka punësuar disa ish-inxhinjerë të “Apple” për të nisur punën për zbatimin e projektit.

Detajet mbi planin janë ende të pakta, por “Facebook” duket se po avancon gjithmonë e më shumë drejt botës së telefonisë pa kabëll, pas një serie blerjesh të rëndësishme.

Pas blerjes për një miliardë dollarë të kompanisë “Instagram”, e specializuar në mbajtjen dhe shpërndarjen e fotografive, “Facebook” ka blerë edhe aplikacionin e fotove, “Lightbox” dhe atë shoqëror “Glancee”.

I ndërtuar posaçërisht për të lehtësuar përdorimin e “Facebook” nga telefoni, celulari i ri do të ketë disa funksione të reja, si një buton “like”, do të bëjë më të lehtë shikimin e statuseve dhe lajmeve të reja, ndërsa besohet se do të rivalizojë “iPhone” nëpërmjet një çmimi më të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA