Bastet, nën hetim edhe Bobo Vieri

29/05/2012 01:30

Ish-lojtari i përfaqësueses italiane dhe një sërë ekipesh me emër ne Europë, Bobo Vieri, rezulton si një nga futbollistët që ndodhet nën hetim nga ana e Prokurorisë së Kremones mbi skandalin e fiksimit të ndeshjeve.

Emri i Vierit kishte dalë në një telefonatë, të bërë në fazën e parë të hetimeve, mes Antonio Bellavista dhe Ivan Tisci, përmbajtja e së cilës është depozituar nga organet përkatëse dhe në sajë të së cilës gjyqtari Guido Salvini do të urdhërojë arrestime të reja.

Christian Vieri, nëpërmjet avokatit të tij, komunikoi disponibilitetin e tij lidhje me rastin e fiksimit të ndeshjeve.

Top Channel