
Barcelona nis tratativat me Milanin për Tiago Silvën. Lajmi publikohet
nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ sipas së cilës, presidenti i
Barcelonës, Sandro Rosel gjatë kësaj jave do t’i bëjë një ofertë klubit
kuqezi për të siguruar shërbimin e mbrojtësit brazilian.
Gjithnjë sipas kësaj të përfiotshmeje, barcelonës i duhet të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe për këtë arsye kjo skuadër kërkon të veprojë menjëherë. Tiago Silva konsiderohet si elementi perfekt për blaugranat; është dominues në zonë, por ka edhe aftësinë për të nisur lojë sulmuese.
Milani nga ana e tij do të kërkojë që të përfitojë sa më shumë nga shitja e kartonit të Tiago Silvës duke kërkuar për të një shifër prej 40 milionë Eurosh. Megjithatë Barcelona ka menduar për një tjetër propozim. Skuadra spanjolle është gati të përfshijë edhe Ibrahim Afelaj në tratativa ëpër të bindur drejtuesit e Milanit të ulin pretendimet e tyre.
Top Channel