
Policia e Vlorës në një nga postoblloqet e ngritura në bashkëpunim me
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte të Fierit, ka arrestuar nje person dhe ka
bllokuar nje automjet te vjedhur.
Policia ka ndalur shtetasin Muharrem Qemal Ruko, vjec 35 banues në Fier.
Ai udhetonte me nje automjet Range Rover sport me targa britanike. Nga kontrolli rezultoi se automjeti ishte i vjedhur ne Britanine e madhe ne maj te vitit 2008. Policia bllokoi mjetin dhe ndaloi poseduesin, i cili akuzohet per trafikim te mjeteve motorrike.
Vlorë, të shtëna me armë në një shkollë
Ne shkollen “24 maji” te qytetit te Vlores pas nje sherri banal mes nxenesve jane raportuar se u degjuan krisma arme. Burime flasin per dy nxenes te lenduar lehte, nderkohe qe zyrtarisht
Policia e Vlorës nuk ben te ditur per perdorim armesh. Familjaret e nxenesve jane grumbulluar para shkolles te shqetesuar pas lajmit per ngjarjen qe ndodhi atje.
Shkodër, arrestohen gjobvënësit
Dy te rinj nga qyteti i Shkodres, Kristian Suti 22 vjec dhe Gjergj Pellumbi 20 vjec u arrestuan te henen ne kushtet e flagrances pasi kishin shkuar te merrnin 5 milione leke nje shtetasi si gjobe.
Ata kane kercenuar nje punonjes te policise bashkiake, duke e akuzuar se disa muaj me pare ai i kishte paditur dy te rinjte dhe ata u arrestuan nga policia ne lokalin e tij sepse tregetonin lende narkotike.
Top Channel