Ribery shpëton Francën

28/05/2012 00:00

Franca ka fituar me shumë vështirësi miqësoren ndaj Islandës të luajtur në stadiumin e Valenciennes. 3-2 ka qenë rezultati i takimit të parë përgatitor të francezëve në kuadër të Euro 2012.

Hyrja në fushë e Frank Ribery në minutën e 75 duke zëvendësuar Yoan Gourcuff bëri që transalpinët të mos zhgënjenin në fushën e tyre ndaj një kundërshtari modest.

Bjarnason dhe Sigthorson i dhanë avantazhin e dyfishtë miqve në pjesën e parë.

Zëvendësimet e shumta të teknikut të përfaqësueses franceze, Laurent Blanc, bënë që në pjesën e dytë “Les Bleus” të përmbysnin rezultatin.

Debuchy (52’), Ribery (85’) dhe Rami (87’) ishin golashënuesit për Francën që të enjten do të luajë kundër Serbisë në Reims, ndërsa pesë ditë më pas ndaj Estonisë në Le Mans.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta