
Manu Ginobili me 26 pikë ndihmon San Antonio Spurs të fitojë me rezultatin 101-98 ndaj Oklahoma City Thunder në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit në NBA.
Kjo është fitorja e 19 radhazi për ekipin e Greg Popovich në këtë seri play-off-i.
Tony Parker dhe Tim Duncan shtuan respektivisht 18 dhe 16 pikë në mënyrë që teksanët të nisnin me këmbën e mbarë këto finale.
Edhe pse ylli i Thunder, Kevin Durant, ishte pikëshënuesi më i mirë me 27 pikë gjithsej, Oklahoma e nis në disavantazh serinë që do të nxjerrë fitues më të mirin e shtatë ndeshjeve që do të luajë më pas finalen e madhe të NBA ndaj fituesit të Konferencës së Lindjes mes Boston Celtics dhe Miami Heat.
Ndeshja e radhës do të luhet të martën, sërish në “shtëpinë” e Spurs.
Top Channel