Si vende të meditimit dhe përkushtimit ndaj Zotit, manastiret janë shoqëruar gjithmonë me një lloj misteri, tërheqje dhe kureshtje nga opinioni publik.
Shumica e tyre nuk i hapin dyert për vizitorët e zakonshëm, ndërsa urdhërat e murgjve e murgeshave në të gjithë botën dallohen për jetën e tyre me një thjeshtësi në kufirin e ekzistencës.
Megjithatë, ndërsa brenda tyre manastiret nuk shquhen për luks, disa prej tyre janë të ndërtuar njëkohësisht në disa prej vendeve më të pabesueshme në botë.
Një e përditshme franceze solli listën e manastireve më të veçantë, ngritur në rrëpira, buzë humnerash apo shpate malore.
Manastiri budist i Huashan, në Kinë, është i aksesueshëm vetëm nga shkallë të varura buzë një rrëpire, veçanërisht të rrezikshme për t’u ngjitur, sic e deshmon fotografia e meposhtme
Në Bhutan besojnë se ngritja e manastireve sa më lart, i sjell murgjit pranë Zotit. Në imazh, manastriti i Taktshangut, ngritur në një prej vendeve më të izoluara dhe paaksesueshme në botë, në një shpat 800 metra më të lartë se zona përreth
Ngritur mbi një shkëmb në Meteora, qëndron manastiri më i famshëm ortodoks i të gjithë Greqisë
Ndërtuar pingul me humnerën, manastiri i Sumelës në Turqi u krijua në vitin 386 pas Lindjes së Krishtit. Sipas legjendës, dy priftërinj gjetën një ikonë mrekullibërëse të Virgjëreshës Mari dhe ngritën këtë objekt kulti për t’iu falur Zotit
Mbi 1 300 metra mbi nivelin e detit, manastiri i Sumelës është sot një vend i mrekullueshëm metidimi, lutje dhe përdëllimi ndaj Zotit
Agios Nikolaos Anapafsas (majtas) dhe Agia Roussanou (djathtas) në Greqi, pjesë e kompleksit të Meteorës
Foto e mrekullueshme e manastirit të Roussanous, një prej vendeve më të qeta në planet
Përsëri në Meteora, Greqi
Ndërtuar në shekullin e pestë përpara lindjes së Krishtit, manastiri i Sigirijës në Sri Lanka është ndër më antikët dhe tërheqësit në botë
Manastriti i Sirigijës në Sri Lanka, ndërtuar mbi një shkëmb magmatik që mbivendoset në një pllajë me një pamje të mrekullueshme
Manastriti i Shën Stefanit, në Greqi, ndërtuar në shekullin XVI, gjatë pushtimit ottoman të vendit
Top Channel