Lajmi i rremë i vdekjes së Messi
28/05/2012 12:00
Profili i Fox Sports në Twitter lajmëroi vdekjen e Lionel Messi e disa minuta më pas e fshiu “cicërimën” sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“Duhet të njoftojmë lajmin e trishtë se Lionel Messi ndërroi jetë pas një ataku në zemër gjatë një seance stërvitore. RIP Messi.”
Kjo ishte fraza që publikuan përgjegjësit e Fox Sports për yllin e katalanasve që këtë sezon ka shënuar plot 73 gola.
Nuk ka pasur asnjë prononcim në lidhje me këtë gabim.
Top Channel