Ndërsa je duke ecur në mes të shkretëtirës, papritmas ndesh në anije të ndryshkura nga koha, të cilat dergjen mbi rërën e nxehtë. " /> Ndërsa je duke ecur në mes të shkretëtirës, papritmas ndesh në anije të ndryshkura nga koha, të cilat dergjen mbi rërën e nxehtë. ">
Nuk është një skenar katastrofash biblike dhe as ndonjë film i Hollivudit, por pamja që ofron Deti Aral në Uzbekistan, dikur një prej zonave më të pasura me peshkim dhe më tërheqëse për turizëm në Bashkimin Sovjetik.
Megjithatë, sot nuk ka mbetur më pothuajse asgjë që të të kujtojë atë shkëlqim që kishte dikur liqeni, që për nga madhësia e tij fitoi titullin “det” në hartat e gjeografisë.
Dikur 66 mijë kilometra katrorë, sa Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova marrë bashkë, “Aral”-I është katandisur në 3 mijë kilometra katrorë, të shpërndarë në katër liqene më të vegjël.
Në mënyrë që t’i jepej dorë bujqësisë në Uzbekistan dhe Kazakistanin që ndanin liqenin, sovjetikët nisën të ndërtonin diga dhe lumenj artificialë në fillimin e viteve 1940, në mënyrë që të devijonin ujrat e Aralit për qëllime prodhimi.
Kjo politikë, ndonëse përmirësoi cilësinë e jetesës në zonën përreth, nisi të dëmtonte liqenin, që nisi të humbte gati 20 centimetra në vit nga niveli i tij.
Humbjet u rritën me kalimin e dekadave, por goditjen përfundimtare “Arali” e pësoi në vitin 1991, kur Uzbekistani fitoi pavarësinë nga Rusia dhe humbi kështu edhe mjetet e nevojshme financiare për t’u kujdesur për mirëmbajtjen e “detit”.
Një kombinim thatësirash, keqpërdorimi dhe shkarimi i mbeturinave dhe toksinave në Aral e çuan atë në një pikë të dëshpëruar, duke e shndërruar në pak më shumë se një pellg të madh, që lufton për ekzistencë e ku nuk mbin më asgjë.
Nga viti 2005, një projekt i Tashkentit zyrtar synon rehabilitimin e liqenit, por siç ka konsideruar edhe kreu i OKB-së, Ban ki-Moon, do të duhen dekada për t’u rikuperuar nga katastrofa më e madhe ekologjike e të gjitha kohërave.
Kohë, gjatë së cilës anijet fantazmë do të vazhdojnë të dergjen në shkretëritën që dikur i jepte jetë një prej liqeneve më të mëdha në botë.
Top Channel