Pas titullit të parë kampion në dhjetë vjet në Serinë A, Juventusi përgatitet të realizojë një fushatë të fuqishme blerjesh në verë, në mënyrë që të përgatitet për të përballuar me sukses edicionin e ardhshëm të Champions League.
Objektivat kryesorë të klubit torinez janë tre, Asamoah i Udineses, Van Persie i Arsenal dhe Luis Suarez i Liverpool, por nuk përjashtohen as pista të tjera, që mund të mundësojnë mbërritjen në skuadër të lojtarëve si Leandro Damiao, Higuain apo Destro.
Përsa i përket Asamoah, në Udine pretendojnë 15 milionë euro për kartonin e ganezit dhe bardheblutë synojnë të reduktojnë kostot duke i ofruar rivalëve në kampionat Paciencën dhe njërin midis talenteve Pogba, Sorensen e Taider, 20-vjeçari francez i marrë prej Bolonjës. Flitet se Conte është i interesuar edhe për Islën, por përjashtohet mundësia që Udinese të shesë të dy mesfushorët e saj.
Pista Van Persie, është më e ndërlikuar për shkak të rezistencës së Arsenalit, që nëse do të jetë e detyruar të shesë sulmuesin e saj, në fillim preferon të flasë me Manchester City, i gatshëm të ofrojë 25-30 milionë euro, nga 20 që mund të shkojë maksimumi Juventusi.
Një “as nën mëngë” për drejtorin e përgjithshëm të torinezëve është fakti që kontrata e Van Persie në “Emirates” skadon në fund të 2013 dhe mund të arrihet një marrëveshje verbale, me holandezin që do të premtojë se nuk do të rinovojë dhe se do t’i bashkohet Juvespas një sezoni, me kusht që paga e tij të mos ulet nga 7,5 milionë euro aktualisht.
Përsa i përket Suarez, ai është zgjedhja e preferuar e merkatos dhe për tëp o përgatitet një ofertë prej 25 milionë eurosh.
Merkato në largim sheh me valixhet në dorë holandezin Elia, i cili i përlqen Benfikës, por edhe Borussia Dortmundit.
Top Channel