Spanja konfirmon listën e Europianit

27/05/2012 14:35

Spanja, kampione e botës dhe Europës në fuqi, konfirmoi ditën e dielë listën e saj përfundimtare të futbollistëve që do të mbrojnë titullin në Poloni dhe në Ukrainë.

Trajneri Vicente del Bosque rezervoi tre surpriza të mëdha, duke përfshirë në fund lojtarë si Juanfran, Fernando Torres dhe Pedro.

I pari fitoi vendin falë atësive të shfaqura në muajt e fundit për t’u përshtatur në rolin e mbrojtësit të krahut, ndërsa dy sulmuesit u shpërblyen për formën e tyre të mirë drejt fundit të sezonit.

Në konferencën për shtyp, Del Bosque shtoi se nuk ka asnjë dyshim që nëse do të ishin në gjendje për të luajtur, Villa dhe Puyol do të ishin grumbulluar patjetër në skuadër.

Kjo është lista përfundimtare e lojtarëve të Spanjës për Euro 2012

Portierë: Casillas (Real M.), Valdes (Barcelona), Reina (Liverpool)
Mbrojtës: Arbeloa, Ramos, Albiol (Real M.), Pique (Barcelona), Juanfran (Atletiko M.), Alba (Valencia), Martinez (Bilbao)
Mesfushorë: Xavi Alonso (Real M.), Busquets, Xavi Hernandez, Iniesta, Fabregas (Barcelona), Mata (Chelsea), Cazorla (Malaga)
Sulmues: Silva (Manchester City), Navas (Sevilla), Llorente (Bilbao), Pedro (Barcelona), Negredo (Valencia), Torres (Chelsea).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA