Shqiptarët në Everest

27/05/2012 20:30

Ngjitja në majën e Everestit është tashmë një mision i kryer për 6 alpinistët shqiptar, qëllimi i të cilëve ishte të ngjiteshin në majën më të lartë në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së shqipërisë. Me lot në sy kryetari i shoqatës Dajti Alpino Turistik, Aleksander bojaxhi tregon të vecantën e kësaj ngjitjeje.

“Sipas kompanive që ndihmojnë grupet alpinistike, rasti ynë është një nga rastet e veçanta që i gjithë grupi, 100 %, arrin në majën e Everestit. Kjo vlerësohet mjaft atje. Ndihemi shumë krenarë si shoqatë edhe unë si ish-alpinist”, tha i emocionuar, Aleksander Bojaxhi, kryetar i shoqatës Dajti.  

Përsa i përket të ardhmes kryetari i shoqatës Aleksandër Bojaxhi tregon se duhet disa kohë që grupi i alpinistëve të rimarrin veten nga ana fizike, por edhe nga ana finaciare pasi
kostoja e ngjitjes në Everest deri në kthimin e tyre në Tiranë ka kushtuar 35 mijë dollarë për person, pasi vetëm taksa që merr Kina për t’u futur në kampin e Everestit kushton 7200 dollarë.

Top Channel