Kombëtarja fiton ndaj Iranit
27/05/2012 21:35
Ekipi kombëtar shqiptar i futbollit ka fituar takimin miqësor me përfaqësuesen e Iranit. Shqipëria mposhti Iranin me rezultatin minimal 1-0, në takimin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë.
Autori i golit të vetëm të takimit ishte Emiljano Vila në minutën e 60-të takimit.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi pas asaj me Katarin 2-1 për teknikun italian Xhani De Biasi. Edhe pse me një formacion eksperimental, Shqipëria bëri një paraqitje të mirë ndaj Iranit, sidomos në pjesën e dytë kur u shënua dhe goli i fitores.
Top Channel