Shëmbin shtëpinë për të nxjerrë pacienten obeze

25/05/2012 17:55

Të shembësh shtëpinë për të transportuar në spital pacientin!!! Kjo është ngjarja e pazakontë e regjistruar në qytezën e Aberdares në Uellsin Jugor, kur forcat e emergjencës u detyruan të shembnin njërën anë të mureve rrethuese të banesës, si e vetmja mënyrë për të transportuar në spital pacienten e tyre.

Nuk është se shtëpia nuk kishte derë apo dritare, por problemi qendronte tek pacientja, e cila ishte jashtë mase obeze, aq sa nuk dilte dot nga dera.

Adoleshentja obeze, Georgia Davis, që peshon plot 400 kilogram mundi të dalë nga dhoma e saj pas një “operacioni” që zgjati tetë orë e ku u angazhuan 40 persona, mjekë, punonjës të emergjencës dhe forca të zjarrfikëses.

Pas tetë orësh, adoleshentja më e shëndoshë në Mbretërinë e Bashkuar,  u transportua në spital për t’iu nënshtruar një vizite mjekësore pas shqetësimeve të lehta shëndetësore që ndjeu në banesën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA