Ekipi i Barcelonës është fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë, duke mundur në finale Athletic Bilbaon dhe duke përcjellë kështu me një trofe të fundit trajnerin e saj, Pep Guardiola.
Katalanasit i mbyllën “llogaritë” që në pjesën e parë të finales të zhvilluar në stadiumin “Vicente Calderon” të Madridit, kur Pedro Rodriguez shënoi në minutën e 3-të.
Më pas Iniesta dërgon një asist perfekt për Leo Messin, që nuk fal përballë portierit të Bilbaos. Për golin final do të mendonte sërish Pedro që godet nga jashtë zone në cepin e largët të kuadratit në minutën e 25-të të pjesë së parë.
Pjesa e dytë do të ishte më tepër një meanxhim i rezultatit nga katalanasit që arrijnë të fitojnë Kupën e Mbretit për të 26-ën herë në historinë e tyre.
Ky ishte edhe trofeu i fundit për Barcelonën dhe Guardiolën këtë sezon pas dështimit në kampionat dhe Champions.
Pep Guardiola i jep fund kështu erës së tij tek Barcelona duke lënë shenjën më të madhe në klubin katalan me në total, 14-të tituj të fituar nga 19-të mundshmit, midis të cilëve edhe tre kampionate dhe dy Champions League.
Top Channel