Sarah Burge, e njohur në Shtetet e Bashkuara ndryshe si “barbie njeri” për shkak të nënshtrimit të operacioneve të shumta plastike që e kanë transformuar totalisht, dëbohet nga programi drejtpërdrejt nga moderatori, pas deklaratës ku tha se kishte ndërmend që të njëjtën gjë, ashtu si vetja, t’ia bënte edhe vajzës së saj kur të mbushi moshën madhore.
“Kam ndërmend të ndryshoj edhe vajzën time. Do ta nis me gjoksin e më pas me fundshpinën, për të shndërruar atë në një yll, në një femër perfekte”, deklaroi “barbie”, Sarah Burge.
Në pamje të parë në deklaratë nuk ka asgjë anormale, por kur mëson se vajza e Burge është vetëm shtatë vjeç, atëherë ndryshon mendim.
Kaq mjaftoi që drejtuesi i programit, Anderson Cooper të dëbonte nga studio të ftuarën e tij, duke shtuar më pas komentin se i dukej “e neveritshme ideja e nënshtrimit të operacioneve plastike, sidomos kur bëhët fjalët për një fëmijë”.
Gjesti i moderatorit mori duartrokitjet e publikut që e vlerësoi atë si plotësisht të drejtë.
Sarah Burge njihet gjërësisht për ndërhyrjet e panumërta kirurgjikale në trupin e saj, që i kanë kushtuar mbi 500 mijë dollarë.
Top Channel