Pique: Largimi i Guardiola-s, do lerë trauma

24/05/2012 00:00

Largimi i trajnerit Pep Guardiola do të lërë trauma te skuadra e
Barcelonës, edhe pse në stolin e katalanasve do të jetë një trajner që e
njeh mirë ekipin.

Mbrojtësi Gerard Pique nuk ka përdorur lojë fjalësh për të përshkruar ikjen e teknikut katalanas, duke e quajtur si një situatë traumatike atë që do të pasojë pas finales së kupës së Mbretit këtë fundjavë.

“Me Guardiolën në pankinë, unë u bëra lojtar më i mirë. Kam një marrëdhënie të përkryer me të, prandaj ikja e tij do të jetë traumatike. Por ne do të ecim me Titon përpara. Ai është zëvendësimi i duhur për ne”, tha mbrojtësi katalanas.

Pike foli më pas për finalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Bilbao-s më 25 maj, e cila luhet në “Vincente Calderon” të Madridit. “Ne nuk jemi favoritë. Kjo finale do të jetë e ngjashme me atë të vitit 2009. Bielsa është një trajner i madh dhe do të jetë ndeshje e fortë ndaj Bilbaos. Ne kemi bërë një sezon të madh dhe kemi luftuar në momente vendimtare. Kemi edhe një mundësi që është kupa”, tha Pique.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta