Italia, Prandelli i kënaqur me sulmuesit

24/05/2012 18:20

Pas katër ditë stërvitjeje në Coverciano është koha që Cesare Prandelli, trajneri i përfaqësueses italiane të futbollit, të bëjë bilancin e punës së deritanishme.

“Të gjashtë sulmuesit që kam grumbulluar meritojnë të jenë edhe në listën përfundimtare prej 23 lojtarësh. Më kanë befasuar për mirë. Kanë cilësi, lëvizin mirë dhe dinë të sulmojnë e të “dialogojnë” me shokët e skuadrës”, theksoi Prandelli nga grumbullimi i “axurrëve” për mediat italiane.

“Me këto gjashtë sulmues mund të provojmë gjëra të reja, por nëse do i mbaj të gjashtë atëherë do më duhet të heq një mbrojtës”, shtoi tekniku italian.

Di Natale, Balotelli, Giovinco, Cassano, Destro dhe Borini janë 6 sulmuesit e listës provizore të Italisë.

Italia bën pjesë në grupin C të EURO 2012 së bashku me Spanjën, Irlandën dhe Kroacinë.

Top Channel