Guardiola, improvizim mbrojtjes për finalen e Kupës

24/05/2012 17:55

Të premten në orën 22:00 do të luhet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë ku Barcelona dhe Athletic Bilbao do të ndeshen për fitimin e trofeut të fundit sezonal në “Vicente Calderon” të Madridit.

Gjithashtu takimi i së premtes do të jetë i fundit edhe për trajnerin Pep Guardiola në krye të katalanasve dhe si gjithmonë do të ketë probleme me formacionin (sidomos në mbrojtje) për shkak dëmtimesh dhe skualifikimesh.

Nga 11 finale të luajtura në karrierën e tij si trajner i Barcelonës, vetëm në 4 ka hedhur në fushë mbrojtësit titullarë: Alves, Puyol, Pique dhe Abidal. Për finalen ndaj Athletic vetëm Pique do të jetë i gatshëm nga kjo katërshe sepse Puyol dhe Alves janë të dëmtuar, ndërsa Abidal po rekuperohet nga transplanti i mëlçisë.

Pritet që mbrojtja e blaugranave në ndeshjen e fundit të sezonit të përbëhet nga Montoya, Mascherano, Pique dhe Adriano.

Top Channel