Euro 2012, spot ironik për Anglinë

24/05/2012 00:00

Anglia është nëna e futbollit modern. Ka kodifikuar rregullat e sportit
më popullor në botë, gjuhën si dhe skemat teknike por në nivel kombëtar
ka arritu të fitojë fare pak, vetëm një botëror në vitin 1966.

Edhe në rastin e atij turneu, fitorja e anghlezëve erdhi me shumë polemika me një gol fantazmë të Xhef Hërst në finalen ndaj Gjermanisë. Pikërisht për këtë, rrjeti televiziv ITV ka lancuar një video ironike për kombëtaren e saj, duke përshkuar një udhëtim maratonë përmes pamjeve,  në prag të Europianit 2012.

Spoti i ri televiziv u pagëzua me moton “Është mirë të ëndërrosh” dhe përmban penallti të gabuara nga futbollistët anglezë, që papritmas me anë të teknologjisë transformohen në gola, ndërsa goli i famshëm me dorë i Maradonës në 1986, anulohet.

Përvec shitjes së abonimeve për Europianin, në synimin e rrjetit televiziv ka qenë sigurisht edhe rizgjimi i entuziazmit të tifozëve për kombëtaren e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta