FIFA pretendon të bëjë kontrolle antidoping edhe tek gjyqtarët e kompeticioneve të mëdha dhe kampionateve ndërkombëtare për të dhënë imazhin e futbollit të pastër, ku të gjithë protagonistët qëndrojnë larg botës së drogave.
“Arbitrat janë pjesë e lojës. Kemi nisur të mendojmë mbi këtë mundësi dhe është diçka që ka të bëjë me të ardhmen”, theksoi Jiri Dvorak, shefi mjekësor i FIFA-s, në Konferencën e Mjekësisë në Budapest.
Reuters publikon se arbitri i finales së botërorit në vitin 2010, Howard Webb, është pro kësaj iniciative: “FIFA po mundohet që të gjithë personat e përfshirë në botën e futbollit të jenë të pastër, nuk ka asgjë të keqe këtu.”
Nga ana tjetër u diskutua edhe për një mundësi që do të ishte në favor të lojtarëve të dënuar për doping. Bëhet fjalë për një masë që do të lejonte futbollistët të stërviteshin me ekipin gjatë periudhës së dënimit edhe pse nuk do të mund të luanin ndeshje zyrtare apo miqësore.
Top Channel