Conte zgjat kontratën me Juventusin

24/05/2012 20:00

Antonio Conte firmosi të enjten zgjatjen e kontratës së tij si trajner i Juventusit deri në 30 qershor të vitit 2015. Lajmin e ka bërë të ditur klubi torinez me anë të një komunikate në faqen zyrtare në internet.

Tekniku leçez ka fituar titullin kampion me “Zonjën e Vjetër” në sezonin e tij të parë në drejtimin e skuadrës.

Conte, i cili ka qenë mesfushor i juventinëve në periudhën 1991-2004, zëvendësoi një vit më parë teknikun Luigi Del Neri pas një sezoni ku Juventus u rendit në vend të shtatë.

Me Conten në krye bardhezinjtë fituan titullin kampion dhe humbën ndaj Napolit finalen e Kupës së Italisë.

Top Channel