
Dy javë nga dëmtimi në muskuj dhe lotët në ndeshjen ndaj Atalantës,
mbrojtësi kryesor i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini ka rinisur
stërvitjen intensive për të qenë gati për Europianin e kësaj vere.
Futbollisti energjik i Juventusit ka vendosur ndeshjen ndaj Spanjës, si
synimin për të ardhmen, duke thënë se nuk mund të mungojë ndaj
kampionëve të botës.
“Shpresoj dhe besoj se do të jem titullar në ndeshjen kundër Spanjës. Ka kohë të mjaftueshme që të rikuperohem dhe jam i qetë se do tia dal. në momentin e dëmtimit kisha frikë se e humba turneun europian por tani jam mirë” tha mbrojtësi Chiellini që më pas foli për sezonin pozitiv me Juventusin.
“Ky ishte viti im më i mirë në karrierë pasi fituam kampionatin, por kjo nuk ka ka hequr dëshirën për trofe. Duhet të synojmë Ligën e Kampioneve por do të shohim hap pas hapi sesa larg do të arrijmë”, tha Chiellini.
Top Channel