Mourinho: Është sfida perfekte për mua

23/05/2012 11:05

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid i cili të martën zgjati kontratën e tij me klubin deri në përfundim të sezonit 2015-2016, deklaroi se është i lumtur që do të planifikojë të ardhmen sportive të skuadrës në periudhën afatgjatë.

“Unë kam nevojë për sfida që të përmirësoj veten dhe Reali është klubi që më ka detyruar të jap maksimumin tim dhe të arrij nivele më të larta si trajner”, theksoi tekniku portugez.

“Duhet të përmirësohemi si ekip dhe individualisht në mënyrë që të luajmë një futboll që të fitojë jo vetëm ndeshje, por edhe zemrat e tifozëve”, u shpreh Mourinho për mediat zyrtare të Real Madrid.

Mbi lojtarët që ka në dispozicion, ish-trajneri i Chelsea dhe Inter deklaroi: “Janë lojtarë të rinj dhe periudha e tyre më e mirë nuk ka ardhur ende. Kjo skuadër ka mundësi të përmirësohet.”

Këtë sezon Real Madrid fitoi titullin kampion në Spanjë duke arritur kuotën e 100 pikëve (rekord historik) dhe duke shënuar 121 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA