Historinai i shquar Kristo Frashëri, pas vlerësimit që mori nga fondacioni “Dritan Hoxha” është nderuar nga Bashkia e Peshkopisë me titullin Qytetar Nderi.
Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë, Ilir Krosi i ka dorëzuar zotit Frashëri çmimin me motivacionin: “Per kontribut të shquar në rishkruarjen e Historisë dhe vlerave të Dibrës, e në veçanti për kthimin në vendlindje të Gjergj Kastriot Skenderbëut”.
Zoti Frashëri është vlerësuar ndër të tjera për librin e tij më të fundit “Historia e Dibrës”, ku flitet për historinë e kësaj zone që në kohët e lashta e deri më sot.
Dorëshkrimi i përfunduar do të shohë së shpejti dritën e botimit edhe me ndihmën financiare të Bashkisë së Peshkopisë. Studimet për këtë libër autori i ka nisur që në vitet 60.
Dorëshkrimi përmban një përshkrim të zgjeruar të jetës dhe veprimtarisë së banorëve të Dibres ndër shekuj, duke servirur për lexuesin një studim të plotë të zonës, traditave, zakoneve dhe historisë së saj.
Top Channel