Facebook ndërkohë që nget makinën

23/05/2012 12:00

Të varurit nga Facebook-u thonë se ky rrjet shoqëror është një ves i padëmshëm, por kjo varet nga fakti se sa i varur është një person.

Në Britaninë e Madhe 1/5 e njerëzve në moshën 17-24 vjeç pranojnë se merren me Facebook-un dhe Twitter-in në momentin që janë duke ngarë makinën.

Ekspertët e sigurisë rrugore shprehen për ‘Daily Mail’ se situata sa vjen e përkeqësohet sepse përdorimi i celularëve nuk konsiderohet nga të rinjtë si një rrezik ashtu siç konsiderohet alkooli kur je në timon.

11% e tyre jo vetëm që shkruajnë statuse, por navigojnë në faqe interneti e madje luajnë lojëra të ndryshme sipas raportit vjetor të sigurisë rrugore në Britani.

“Rritja e këtij brezi të ri shoferësh që merren me Facebook-un ndërkohë që ngasin makinat po shtohet. Fakti bëhet shqetësues kur vërehet se askush nuk e kupton rrezikshmërinë e kësaj sjelljeje”, shprehet një ekspert britanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA