Supermodelja Gisele Bundchen dhe bashkëshorti i saj, Tom Brady, janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë sipas disa spekulimeve të publikuara në shtypin brazilian.
Modelja, imazhi i “Versace” dhe “Victoria’s Secret”, i ka rrëfyer lajmin miqve të saj të ngushtë dhe familjarëve, sipas uebsajtit “famosasartistas.com”.
Një javë më parë, edhe disa burime brenda botës së pasarelave shprehën dyshimet e tyre mbi një shtatzani të mundshme të modeles me më shumë fitime në historinë e modës.
Disa grimiere dhe kostumiere në një sfifalë, më parë gjatë majit, ishin shprehur për të përditshmen braziliane “Agora” se kishin parë disa ndryshime të “qarta” në trupin e Bundchen.
Gisele, e cila është shndërruar në femrën e parë që ka arritur të grumbullojë një pasuri prej një miliardë dollarësh nga moda, është nënë e një djali dy-vjeçar, të quajtur Benjamin.
Gjithashtu, ajo është njerka e djalit 4-vjeçar të partnerit të saj, futbollistit Tom Brady, baba nga ish-e dashura Bridget Moynahan.
Top Channel