Duket se Bruce Willis nuk do që vajzat e tij të ndjekin hapat e nënës së tyre, Demi Moore. Aktori i famshëm u shpreh në një intervistë se shpreson që ato “t’i shmangen dramave”.
Demi Moore u nda nga bashkëshorti i saj Ashton Kutcher pasi ky i fundit e tradhëtoi dhe pas kësaj pati shumë probleme duke hyrë edhe në rehabilitim.
57-vjeçari u shpreh për revistën ‘Esquire’: “Dua që vajzat e mia të shmangin dramat në jetë. Unë kam mësuar që të dëgjoj atë çfarë kanë për të thënë dhe të mbaj gojën mbyllur. Duke dëgjuar mëson më shumë dhe i ndihmon më shumë fëmijët.”
Protagonisti i ‘Die Hard’ më tej shprehet i lumtur me jetën e tij: “Jam i kënaqur dhe i rrethuar me njerëzit e afërt. Unë gëzohem me pak në përgjithësi. Miqtë dhe vajzat vijnë e më vizitojnë sa herë që kanë mundësi dhe unë përgatis diçka për të ngrënë. Kjo është jeta ime dhe jam i lumtur me këtë që kam.”
Bruce Willis është bërë baba për herë të katërt i një tjetër vajze. Më 1 prill të këtij viti bashkëshortja e tij Emma Hemming lindi vajzën me emrin Mable.
Top Channel