Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve

23/05/2012 00:00

Mbledhja e qeverise u hap me një minutë heshtje, në nderim të 13
viktimave të tragjedisë së Himarës që ndodhi pasditen e së hënës.

Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha shprehu dhimbjen e thelle, per familjet e viktimave. “Lutemi qe ata te gjejne forcen per te perballuar dhimbjen e madhe dhe te rende te shkaktuar nga humbja e jetes se njerezve te tyre me te dashur. U urojme sherim te shpejte te lenduarve. Qeveria do te beje gjithcka per sherimin e tyre sa me te plote. Vleresojme, falenderojme dhe pergezojme te gjithe ata njerez qe kontribuan ne shpetimin e jetes se njerezve”, tha Berisha.

Ndërkohë Kryeministri kërkoi marrjen e masave të forta në parandalimin e aksidenteve të këtij lloji.

“Tragjedia mori jetë njerëzish dhe ne nuk kthejmë dot mbrapsht çfarë ndodhi,  por tani është detyrë e të gjitha institucionave ta studiojnë rastin konkret, të përcaktojnë kushte dhe rregulla komplekse, që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e aksidenteve të tilla. Transporti i organizuar i nxënësve dhe studentëve duhet të ketë kushte dhe rregulla të veçanta”, tha Berisha, duke theksuar se fjalën e fundit për shkakun e aksidentit do ta japin autoritetet.

Top Channel