Anne Hathaway, mackë e bukur

23/05/2012 09:10

‘The Avengers’ është filmi që ka sjellë më shumë fitime në box-office deri tani, por një seri posterash të nxjerrë për të promovuar filmin më të fundit të Batman tregojnë se 2012 mund të jetë ende viti i “Kalorësit të Errësirës”.

Të apasionuarit pas superheronjve mund të shohin aktoren Anne Hathaway me kostumin seksi të “Catwoman” (Gruas Mace) në dy imazhe. Në të parin së bashku me motorin e saj ushtarak dhe në të dytin duke qëndruar në shi.

Shiu është një pjesë kryesore edhe në posterat ku tregohet superheroi Batman dhe armiku i tij, Bane.

‘Batman, The Dark Knight Rises’ që do të shfaqet në korrik të këtij viti në kinematë botërore mendohet se është realizuar me një buxhet prej 250 milionë dollarësh dhe do të jetë filmi i fundit i trilogjisë së Christopher Nolan që ka filluar në vitin 2005 me ‘Batman Begins’.

Gjashtë vite më pas Batman po ndiqet nga ligji dhe përballet me Bane, “i keqi” që interpretohet nga Tom Hardy dhe që përpiqet të shkatërrojë qytetin e Gotham, por Catwoman do të jetë aleatja e superheroit në këtë luftë. Anne Hathaëay është shprehur se Catëoman-i i saj nuk do të ketë aspak lidhje me atë të Michelle Pfeiffer apo Halle Berry.

Aktorja amerikane do të interpretojë përkrah aktorëve të njohur si Christian Bale, Michael Cane, Morgan Freeman, Tom Hardy etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA