Shqipëria fiton miqësoren me Katarin

22/05/2012 00:00

Shqipëria ka fituar miqësoren me Katarin me rezultatin 2-1. Golat për përfaqësuesen tonë u shënuan nga Elis Bakaj (46’) dhe Erjon Bogdani me 11-metërsh (50’).

Takimi i zhvilluar në stadiumin e Rayo Vallecano në Madrid të Spanjës nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik të Himarës.

Golin e vetëm të takimit Katari e shënoi në minutën e 53-të.

Shqipëria do të luajë edhe një ndeshje ndaj Iranit më 27 maj në Stamboll të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA