Samiti “Merkel-Hollande”

22/05/2012 23:40

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen në Belgjikë për t’i gjetur një zgjidhje krizës së borxheve që zgjat prej thuajse tre vjetësh. Ky samit do të jetë ndryshe me presidentin francez Fransua Holond, një aktor i ri në skenën europiane.

Një prej ideve të tij është nxjerrja e eurobondeve të firmosura nga të gjithë vendet anëtare të eurozonës. Ky propozim është kundërshtuar vendosmërisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila beson se duhet te shënohet më shumë progres në koordinimin e politikave fiskale në eurozonë.

“Dua që Europa të behet një union stabiliteti.  Një shteg tjeter për krizën e borxhit do të ishte nje devijim. Kjo është arsyeja pse kundërshtoj eurobondet. Disa i vlerësojnë si menyren e supozuar per te tejkaluar krizen. Por në krizën aktuale nuk do të na ndihmonin”, kishte thënë Merkel në gusht 2011.

Në idenë e saj, Merkel ka mbështetjen e Holandës, Finlandës dhe shteteve të tjerë, por aleati i saj i madh Sarkozisë nuk është më, kësisoj presioni po shtohet që ajo ta rrëzojë këtë ide.

Holond pritet të marrë mbështetjen e kryeministrit italian, Mario Monti, atij spanjoll Mariano Rahoi dhe Komisioni Europian, prej kohësh mbështetës i eurobondeve.  

Gjate nje fjalimi në Parlamentin Europian në Strasburg të martën, Komisioneri për Cështjet Ekonomike dhe Monetare, Oli Rehn mbështeti idenë, duke thënë se eurozona ka nevojë për një “road-map”, dokument që qartazi do të specifikonte hapat në integrimin fiskal dhe ekonomik, duke cuar nga eurobonde afat-mesme në afat-gjata.
                                     
“Ne duhet të reflektojmë se cfarë Unioni Europian do të kërkohet për integrimin  ekonomik dhe politik, kështu që nxjerrja bondeve të përbashkëta të kishte kuptim për të gjithë shtetet anëtare që ndajnë monedhën e përbashkët”, tha komisioneri Olli Rehn.

Tani nuk është më tabu dalja e mundshme e Greqisë nga eurozona, për këtë arsye shume ekonomiste besojnë se eurobondet jane menyre me e mire per te kthyer besimin tek tregjet.

“Nuk është plumbi i argjendtë. Nuk do të ndryshojë gjërat përmes shtesave te borxhit ne cilendo forme, por do të jetë një vlerë e shtuar”, tha Janis Emmanoulidis, analist në qëndrën e plotikave europiane.

Të tjerë besojnë se nxjerrja e eurobondeve me Greqinë do të ishte shkatërrimtare dhe nuk do të zgjidhte fraxhilitetin e sektorit bankar, ku ata shohin shkakun e vërtetë të krizës. Gjithcka gjatë samitit të së mërkurës do të varet nga aftësia e Holond për t’i ndryshuar mëndjen Merkelit, sepse pa konsensusin e saj, ndryshimet e mëdha, janë të pamundura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA