Real Madrid, Mourinho rinovon kontratën

22/05/2012 15:30

Jose Mourinho dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre deri në fund të sezonit 2015-2016. Mediat spanjolle bëjnë të ditur lajmin pa dhënë detaje të tjera për termat ekonomikë.

Pas dy sezonesh në ekipin “merengues” dhe pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, vjen lajmërimi befasues nga klubi i kryeqytetit spanjoll.

Tekniku portugez ka fituar dy tituj me Real Madrid që pas marrjes së drejtimit të këtij klubi në vitin 2010. Në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa në sezonin që sapo përfundoi arriti të fitonte titullin kampion.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve ka “ngecur” dy herë në gjysmëfinale, në vitin 2011 ndaj Barcelonës dhe ndaj Bayern Munchen këtë sezon.

Këtë vit Real Madridi i tij theu rekordin e golave (121) dhe pikëve (100) në kampionatin spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA