Katy Perry: Martesa ime e dështuar do bëhet film

22/05/2012 00:00

Katy Perry dhe Russell Brand nuk e kanë bërë kurrë të ditur arsyen e prishjes së martesës, por tashmë këtë gjë mund ta mësojmë me anë të një filmi dokumentar.

Këngëtarja 27-vjeçare foli në një emision televiziv amerikan për projektin e saj të ri, një dokumentar me titull ‘Part Of Me’ ku do të tregojë për jetën e saj dhe ku do të përfshihet edhe marrëdhënia me aktorin britanik.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi ‘Daily Mail’ publikoi se Brand është penduar për divorcin dhe po mundohet të pajtohet sërish me Perry.

Gjithashtu në një intervistë televizive komiku deklaroi se është ende i dashuruar me ish-bashkëshorten: “Jam ende i dashuruar pas saj. E dua ende si njeri. Por, ndonjëherë disa marrëdhënie nuk janë të destinuara që të funksionojnë dhe jona ishte njëra prej tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA