Dy ditë pas suksesit të Chelsea në Champions League, debati për mënyrën se si u ngrit kupa drejt qiellit vazhdon të përfshirë në polemika kapitenin John Terry. I pezulluar në gjysmëfinale, Terry ishte i detyruar të shikonte finalen nga tribuna e “Allianz Arena”-s.
I pezulluar në gjysmëfinale, Terry ishte i detyruar të shikonte finalen nga tribuna e “Allianz Arena”-s.
Megjithatë, në përfundim të takimit, 31-vjeçari u shfaq i veshur me uniformën e skuadrës, duke festuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës njësoj si të gjithë shokët e tij të ekipit.
Polemikat u shkaktuan pasi ishte ai që përfundimisht ngriti trofeun dhe jo kapiteni në fushë në Mynih, Frank Lampard.
Sipas shumë analistëve, një zgjedhje e tillë nga klubi i Chelsea nuk ishte e drejtë, por debati se kush duhet të ngrinte kupën, ka provokuar një fushatë të tërë fotomontazhes humoristike, që kanë vendosur Terry në shumë ngjarje historike si të paftuar.
Midis montazheve më ironike, ai i Terry në Hënë, në shembjen e Murit të Berlinit apo në ndalimin e tankeve kineze në sheshin Tienanmen.
Top Channel