“Palacio është i Interit. Marrëveshja është arritur.” Këto janë fjalët e Enrico Preziosi, presidentit të Genoas, i cili për televizionin ‘Sky’ ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së tij sezonin e ardhshëm do të luajë për ekipin ziklatër.
“Shumë lojtarë kanë kërkuar shitjen, mes tyre edhe Palacio. Interi ka dy vjet që e kërkon lojtarin dhe të tre palët, ne, zikaltërit dhe futbollisti, janë kënaqur nga marrëveshja”, shtoi Preziosi.
Mendohet se Inter ka paguar për 30-vjeçarin argjentinas 10-15 milionë euro. Në sezonin që sapo u mbyll Palacio ka shënuar 19 gola në Serinë A.
Por, Interi shpreson edhe në blerjen e një tjetër argjentinasi: Ezequiel Lavezzi. Sulmuesi i Napolit do të mbushte boshllëkun që do të lënë Diego Forlan dhe Mauro Zarate.
Për Lavezzin duhen paguar më shumë se 30 milionë euro duke u nisur nga fakti se klauzola e tij është 31 milionë euro.
Top Channel