Ferrari kundër taksisë, përplasje fatale

22/05/2012 15:30

Një video amatore tregon skenën e tmerrshme të përplasjes së një makine Ferrari me një taksi në rrugët e Singaporit.

Gjithcka ka ndodhur në një kryeqëzim. Hapet semafori dhe makina nga ku po filmohej parakalohet nga një taksi. Pak metra nga nisja, një Ferrari me shpejtësi tejet të madhe godet pingul taksinë.

Fatkeqësisht, nga përplasja drejtuesi i Ferrarit, drejtuesi i taksisë dhe klienti i tij kanë gjetur vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA