Britani, kalon moda e Harry Potter

22/05/2012 00:00

I deshën pas suksesit të madh të Harry Potter, por më pas i kanë lënë të lirë sepse nuk i donin më.

Në Britaninë e Madhe është krijuar një emergjencë e vërtetë pasi qindra bufë janë braktisur nga padronët e tyre.

Rezultati, tani shpendët rrezikojnë të vdesin nga uria sepse nuk janë mësuar të sigurojnë ushqimin vetë dhe strehimet e pakta për ta nuk i bëjnë dot ballë problemit.

Tashmë që saga me magjistarin e famshëm ka mbaruar, moda për të pasur një buf ose një kukuvajkë si kafshë shtëpiake i përket së kaluarës.

Lodhja për të plotësuar nevojat e kafshës ka fituar epërsi, duke bërë që shumë prej shpendëve të lirohen nga të zotët e tyre nëpër fshatra, në mëshirë të fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA