Barcelona, 40 milionë euro për Thiago Silva

22/05/2012 15:50

Milani ka mbi tavolinë ofertën e Barcelonës për mbrojtësin Thiago Silva. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, katalanasit janë tepër të vendosur për blerjen e futbollistit brazilian, një nga qendërmbrojtësit më të fortë në botë.

Gazeta më e madhe sportive në Itali nuk qartëson nëse brenda kësaj oferte përfshihen edhe shërbimet e Seydou Keita, mesfushorit që drejtuesve kuqezinj i pëlqen shumë.

27-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera me performancat e tij. Po sipas kësaj gazete, Manchester City është i interesuar për të. Të hënën, trajneri i kampionëve të rinj të Anglisë, Roberto Mancini, është takuar me administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani, për të diskutuar mundësinë e një shkëmbimi Ballotelli-Thiago Silva.

Vetë Galliani ka përsëritur disa herë se Thiago Silva nuk do të lëvizë nga Milano, por duhet të presim për të parë nëse do e mbajë fjalën apo jo përballë ofertave të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA