Autobusët “e vdekjes”

22/05/2012 19:50

Mbetet ende mister shkaku që prodhoi aksidentit fatal pasditen e së henes.

Autobuzi që udhëtonin studentet u mësua se i përket kompanisë “Llixha 2001”.

Vizitojmë ambientet e kësaj kompanie për të mësuar diçka më shumë. Por, më kot. Zyrat janë të mbyllura.

Ndërsa nga telefoni, përfaqësuesi i kësaj kompanie, Ardian Daka, nëpërmjet bashkëshortes shprehet se e ka të pamundur të flasë pasi është duke drejtuar autobuzin.

Pasi kamerat e “Top-Channel” i drejtohen parkut të autobuzëve për të parë çfare lloj mjetesh ka në dispozicion të udhëtarëve kompania e transportit “Llixha 2001”, pikaset vetëm një autobus me logon e kompanisë, i një viti të paqartë prodhimi.

Sidoqoftë, nuk është nevoja të jesh ekspert automjetesh të dallosh vjetërsine e tyre dhe pse jo të lemerisesh se me çfarë mjetesh udhetojnë qytetarët e Elbasanit dhe rrethinave përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA