Prokuroria e Fierit ka mbyllur çështjen e vjedhjes së termocentralit të Fierit me arsyetimin se nuk ka prova për vjedhjen e skrapit.
Sipas prokurorisë, si provë janë vetëm pamjet filmike të “Fiks Fare” që regjistroi vjedhjen e materialeve për skrap në një kohë kur ndërtesa e TEC-it dhe impiantet, pronë shteterore ishin vendosur në konservim.
Pas publikimit të rastit nga “Fiks Fare”, Drejtoria e Përgjithshme e KESH mori masën e pushimit nga detyra të pergjegjësit të TEC-it dhe paraqiti në prokurori një padi penale përfshi edhe një raport kontrolli.
Drejtori i KESH e deklaroi këtë edhe publikisht. Por, tashmë disa muaj pas faktimit të ngjarjes, Prokuroria e Fierit mbyll dosjen me arsyetimin e mungesës së provave.
Në filmime me kamera të fshehta të “Fiks Fare” u faktua shkatërrimi i tubacioneve të TEC-it, gërmimeve dhe prerjes së materialeve skrap nën vëzhgimin e rojeve të godinës.
Evadimin e materialeve skrap, në një pike private të grumbullimit të materialeve fare pranë TEC-it të Fierit. Edhe sot e kesaj dite pranë godinave të TEC janë shenjat e gërmimeve të tokës për të hequr materialet skrap e për t’i shitur përpara ankandit shtetëror.
Top Channel