Makinat luksoze kanë reputacionin e të qënit ndër konsumatoret më të mëdhaja të karburantit.
Motorët e tyre me shumë cilindra dhe shumë kuaj fuqi e bëjnë të natyrshme një shpenzim shumë më të madh se ai i makinave të zakonshme familjare.
Megjithatë, prodhimi i ri i “Porsche”, autovetura e quajtur “Spyder 918”, ndërsa është në gjendje të mbërrijë deri në 340 kilometra në orë, konsumon më pak se disa prej makinave më ekonomike aktualisht në qarkullim.
E pabesueshme, por e vërtetë, “supermakinës” i duhen vetëm pak më shumë se dy litra benzinë, për të përshkruar 100 kilometra distancë ose shumë më pak se edhe disa prej makinave me reputacionit e të qënit ndër më ekonomiket, si “Toyota Prius” apo “Ford Fiesta”.
Një makinë sportive kaq ekonomike është mundësuar nga një teknologji novatore e “Porsche”, që ka pajisur mjetin me një motor elektrik me 770 kuaj fuqi.
Megjithatë, do të ketë edhe një ndryshim madhor midis “Porsche” dhe makinave të tjera ekonomike, çmimi. “Spyder”, i cili do të hidhet në treg duke nisur nga shtatori, do të kushtojë mbi 1,5 milionë dollarë.
Top Channel