Robben: Penalltia ime ishte e tmerrshme

21/05/2012 10:30

Minuta e 96 e shtesës së parë të finales së Ligës së Kampioneve do të persekutojë për një kohë të gjatë Arjen Robben-in.

Hollandezi i Bayern Munchen kishte në duart (ose më mirë të themi këmbët) e tij mundësinë që bavarezët të fitonin Champions League në fushën e tyre, por mesfushori gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit kur rezultati ishte 1-1.

“Nuk e përshkruaj dot me fjalë atë çfarë ndjej. Në 2-3 raste ndjeja se kupa ishte e jona”, thekson Robben për ‘Daily Mirror’ pas finales së humbur ndaj Chelsea në ‘Allianz Arena’.

Futbollisti e shpjegoi momentin kulminant të ndeshjes në këtë mënyrë: “Nuk gjuajta aspak mirë. Doja të gjuaja lart, por topi nuk u ngrit. Ishte një penallti e tmerrshme nga ana ime.”

Fjalët e presidentit të UEFA-s, Michel Platini, dhe të kundërshtarit Didier Drogba nuk i ngritën moralin Robben-it: “E vlerësoj mbështetjen që më dhanë në atë moment të vështirë, por nuk më shërben aspak. Unë doja titullin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA