Montpellier fiton titullin për herë të parë

21/05/2012 00:00

Montpellier shpallet kampion i Francës për herë të parë në historinë e tij. Në javën e fundit në kampionat kjo skuadër fitoi ndaj Auxerre me rezultatin 2-1 duke e mbyllur sezonin në kuotën e 82 pikëvë.

Ishte Auxerre që kaloi në avantazh në këtë përballje me Kapo në minutën e 20 të pjesës së parë, por Montpellier arriti të përmbysë gjithcka sduke shënuar 2 herë me anë të Utakës duke shkruar emrin në librin e historisë të kampionatit francez.

Megjithatë kjo ndeshje pati edhe momente të pakëndshme. Në fillimin e pjesës së dytë, tifozët e Auxerre shkaktuan trazira në stadium duke hedhur topa futbolli, domate dhe letër higjienike në shenjë proteste ndaj skuadrës së tyre, duke detyruar arbitrin të ndërpresë ndeshjen për shumë minuta.

Fitorja e Montpellier ndaj Auxerre e bëri të pavlefshme suksesin e PSG ndaj Lorient në fushën e këtij të fundit 3-1. Lorient shënoi i pari me Mone-Pake’, por skuadra e drejtuar nga Karlo Anceloti arriti të shënojë 2 herë me Havier Pastoren dhe më pas me Tiago Motën.

Me mbylljen e kampionatit u dhanë të gjitha verdiktet me Montpellier dhe PSG që  kalojnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa Lilë do të luajë në fazën eliminatore. Lion, Rëne dhe Bordo do të luajnë në Europa League, ndërsa Kaen, Dijon dhe Auxerre zbresin në Divizionin e dytë të kampionatit francez. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta