
Në resortin kilian të Alfonso del Mar mund të bëni një xhiro noti maratonë nëse keni fuqi mjaftueshëm sepse aty gjendet pishina më e madhe në botë, 20 herë më e gjatë se pishinat me përmasa olimpike.
Kjo “lagunë” artificiale gjendet në qytetin Algarrabo dhe është e mbushur me 250 milionë litra ujë deti.
Gjithashtu kjo pishinë mban rekordin Guiness për thellësinë: 35 metra. Pishina është hapur në dhjetor të vitit 2006 pas pesë vitesh punë për ndërtimin e saj dhe pas shpenzimit të më shumë se 1 miliardë dollarëve.
Pas kësaj, pishina ka “thithur” 2 milionë dollarë në vit për mirëmbajtje.
Një sistem kompjuterik thithjeje dhe filtrimi bën që uji nga oqeani të transferohet në pishinë dhe dielli e ngroh duke e sjellë në një temperaturë prej 26 gradë Celsius.
Top Channel