Beckenbauer: Gjermanët e Bayern, të trishtuar

21/05/2012 14:10

Franz Beckenbauer është shprehur se trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit Joachim Low do të vuajë humbjen e finales së Ligës së Kampioneve nga ekipi i Bayern Munchen.

Sipas “Kaizerit” të futbollit gjerman, lojtarët që do të grumbullohen në Europian “janë në një gjendje të mjerueshme psikologjike”.

“Lojtarët gjermanë të Bayernit janë shumë të trishtuar. Kuptohet që në këto momente gjendja e tyre psikologjike është e mjerueshme”, deklaroi Beckenbauer për gazetën ‘Bild’.

Presidenti i nderit i Bayern Munchen shpresh shqetësim të veçantë për Bastian Schweinsteiger, i cili gaboi 11-metërshin deciziv ndaj Chelsea, por shpreson që ambienti i kombëtares ta ndihmojë mesfushorin për të kaluar këtë moment të vështirë.

Top Channel