Aksidenti, Topi: I gjithe shteti në këmbë

21/05/2012 00:00

Presidenti i Republikes Bamir Topi vizitoi Spitalin Ushtarak, ku tashme kane mberritur disa prej te plagosurve nga tragjedia e rende qe ndodhi pasditen e se henes ne Qafen e Vishes.

Topi shprehu ngushellimet per familjaret e viktimave, nderkohe qe u uroi sherim te shpejte te lenduarve. “I gjithe shteti eshte ne kembe, te gjithe strukturat po perpiqen ne maksimum per t’u ardhur ne ndihme te plagosurve”, tha Topi.

Me vone ne Spital ishte edhe kryetari socialist Edi Rama, i cili dhuroi gjak së bashku me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve dhe nevojave të tyre emergjente. Rama beri thirrje qe te gjithe te shkojne te bejne te njejten gje, pasi ndihma e tyre sot eshte jetike. Me heret permes nje komunikate per shtyp, Rama shprehu hidhërimin e
tij për jetët e humbura.

Gjithashtu, përmes mesazhit, Rama ka njoftuar se ka vënë në lëvizje bashkitë socialiste në jug të vendit për të ndihmuar në lehtësimin e situatës.

“Një tragjedi e tmerrshme ka mbajtur pezull frymën e mbarë kombit. Janë orë solidariteti e përpjekjesh për të shpëtuar çdo jetë njerëzore të përfshirë në këtë aksident tragjik. Jam i bindur se personeli i Spitalit Ushtarak do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të shpëtuar jetën e atyre që mund të shpëtohen. Bashkitë socialiste të Himarës, Orikumit dhe Vlorës të bëjnë të pamundurën për të ndihmuar”, thuhet në mesazhin e zotit Rama. 

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet

Ndërkohë, nga Samiti i NATO-s në Chicago kryeministri Berisha shprehu ngushëllimin e tij për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe apeloi për të bërë të pamundurën që të shpëtohet jeta e të plagosurve.

“Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në të thuhet gjithashtu se, kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë për viktimat dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.

Topi: Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve

Edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, që humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Zoti Topi shpreh trishtimin e tij për këtë aksident fatkeq, i cili mori përmasa fatale duke shkaktuar këtë tragjedi të madhe.

Topalli: Momente solidariteti njerëzor

Edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu dhimbjen e thellë për pasojat e aksidentit tragjik ku humbën jetën 12 studente dhe 22 të tjera u plagosën.

“Në këto momente tronditjeje, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor shkojnë pranë të afërmve, familjarëve të viktimave të kësaj fatkeqësie, me lutjen që Zoti t’u japë forcë të përballojnë dhimbjen e që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, thuhet në mesazhin e zonjës Topalli.

Kryetarja e Kuvendit shpreh gjithashtu mirënjohjen për personelin e shërbimit mjekësor, forcat e policisë e të ushtrisë, pushtetit lokal dhe banorëve të zonës, për ndihmën e menjëhershme, të pakursyer dhënë të  plagosurve, për të cilët po bëhet e pamundura që të kenë shërim sa më të shpejtë.

Kryetarja e Kuvendit shpreh mirënjohjen për të gjithë qytetarët që në solidarizim me këtë dhimbje të papërmasë po dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e të afërmve të tyre, ka dërguar edhe Fryma e Re Demokratike. Fryma e Re Demokratike, thuhet në mesazh, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, që humbën jetën si pasojë e aksidentit rrrugor pranë Urës së Vishës në Himarë. Njëkohësisht, FRD u uron shërim sa më të shpejtë studentëve të plagosur.

Ngushëllimet, Meta: Duhet reflektim 

Edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ngushëlloi familjet e viktimave teksa vizitoi të plagosurit në ngjarjen tragjike.

“Është një ngjarje e cila nuk mund të pranohet nga llogjika, por është një fakt që duhet përballuar me kurrajë dhe solidaritet, duke qënë pranë familjarëve dhë të lënduarave të këtij aksidenti tragjik. Sigurisht duhet reflektuar më pas pasi aksidentet po marrin jetën e shumë qytetarëv dhe natyrisht duhet shtuar vëmendja për minimizimin dhe parandalimin e tyre”, tha kreu i LSI, Ilir Meta.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA