Presioni i familjes krijon impotencë

20/05/2012 13:25

Presioni i të krijuarit familje mund të dëmtojë rëndë rendimentin seksual tek meshkujt, duke shkaktuar tek shumë prej tyre deri impotencë të përkohshme.

Ishte një studim i ri i fokusuar tek problemet seksuale mashkullore, ai që vërtetoi se presioni psikologjik është në gjendje të krijojë një bllokim mendor me efekte të qarta negative.

Studimi vërtetoi se katër në dhjetë meshkuj kanë përjetuar probleme seksuale pas gjashtë muajsh marrëdhëniesh me qëllim riprodhimin.

Një tjetër element që krijon presion është kohëzgjatja e ciklit femëror, që i imponon meshkujve një kohë të përcaktuar qartë në të cilën ata duhet të jenë në formën më të mirë.

Megjithatë, studimi i publikuar në Gazetën e Andrologjisë, theksonte se raporti i plotë midis seksit dhe psikologjisë nuk është studiuar ende plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA